Transcription

E PËRJAVSHMELETRARE &KULTUROREThemeluesBUJAR HUDHRIKryeredaktoreVIOLETA MURATIE SHTUNË, 15 QERSHOR 2019.NUMËR 31.VITI I I BOTIMIT.ÇMIMI 50 LEKË.WWW.EXLIBRIS.ALEMAIL: [email protected] I ONUFRI shpkPortreti nga Ina LajthiaMirela Oktrova, gazetarja që 20 vjet më parë raportoi për Europën nga kampet erefugjatëve në Maqedoni dhe hyri me forcat e NATO-s në Kosovë, është vlerësuarnga Shoqata e Botuesve të Kosovës në kuadër të Panairit të Librit, Prishtinë 2019,me Çmimin e PublicistikësMIRELA OKTROVAFotot unike dhe ditariqë u shkrua në netëte luftës së Kosovës,pas raportimit përPerëndiminMediat franceze shkruajnë mbi botimin e romanit “Valsi i lumturisë”PANAIRI ILIBRIT NËPRISHTINË,SPROVA MELEXUESIT“VALSI I LUMTURISË”I YLLJET ALIÇKAJT,NJË ROMAN SHKRUAR MEMENÇURI DHE HUMOR TË ZInga Jean-Paul Champseix(fq. 6)(fq. 13)EKSPOZITABotohet vepra e plotëLAZËR RADIZBRET N’PRISHTINË!nga Agron Gashi(fq. 11)“Historia e Artit Shqiptar 1858-2000” një libërstudimor nga Ermir HoxhaBIBLIOTEKË(Fq. 12)“Mes reales dhe surreales” shënime për librin “Lutjete mesnatës” të K. Mehmetit nga Majlinda Rama (Fq. 10)PREJ TE MARUBIPËRTEJ MARUBIT:TRADITA E ARTITFOTOGRAFIKTE NEnga Ardian Ndreca(Fq. 5)Forumi “Botimet shqipe në Malin e Zi”, në BibliotekënKombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Entin eTeksteve dhe Mjeteve Mësimore të Malit të Zi(Fq. 12)SAMANTASCHWEBLINZBULOJ ERRËSIRËNPËRMES LETËRSISËIntervistoi Bethanne Patrick(Fq. 14)MIRA MEKSILA GRINGAtregim

2ExLibris E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019Mirela Oktrova, gazetarja që 20 vjet më parë raportoi për Europën nga kampet e refugjatëvenë Maqedoni dhe hyri me forcat e NATO-s në Kosovë, është vlerësuar nga Shoqata e Botuesvetë Kosovës në kuadër të Panairit të Librit, Prishtinë 2019, me Çmimin e Publicistikës. “55 ditë”quhet albumi-ditar, botimet “Onufri”, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, si dokumentim dhe dëshmie së shkuarës së afërt jo vetëm përmes rrëfimit, por duke u shoqëruar me foto unike nga zonae krizës, kur çdo ditë me mijëra shqiptarë të Kosovës evakuoheshin drejt PerëndimitMIRELA OKTROVAFOTOT UNIKE DHE DITARIQË U SHKRUA NË NETËT ELUFTËS SË KOSOVËS, PASRAPORTIMIT PËR EUROPËNIntervistoi: Violeta MuratiLibri juaj, apo më mirë albumi-ditar nga lufta eKosovës, është vlerësuar në Panairin e Librit 2019,në Prishtinë, me Çmimin e Publicistikës. Para se t’jupyesja konkretisht rreth këtij projekti, doja të dija sesi e shihni rolin e medias, sidomos raportimet ngazonat e krizës apo nga fronti i luftës. Në Shqipëri,me sa dimë, ju jeni e vetmja gazetare që e keni bërëkëtë.Në periudhën së cilës i referohem në ditarintim, kam qenë gazetarja e vetme shqiptare në zonëne krizës dhe e para gazetare që më 12 qershor 1999hyri me trupat e NATO-s në Kosovë. Nisur ngapërvoja ime e gjatë si gazetare dhe veçanërisht ngapërvoja si reportere lufte, them se profesioni i gazetarit,pavarësisht se në kohë lufte apo paqeje, është baras mepërgjegjësi. Po nëse në kohë paqeje informimi duhettë jetë i përgjegjshëm, pasi prej tij varet orientimishoqëror i secilit prej individëve që shërbehet me të,në kohë lufte nga përgjegjësia e informimit varet jeta egjithsecilit që e merr këtë informacion. Nuk marr dotpërsipër të them me siguri nëse jam e vetmja që kamqenë në një pozicion të tillë, ndonëse në dijeninë timepo. Por për mua, më shumë rëndësi se të qenit në zonëne luftës, kanë rëndësi mësimet që gjithsecili nxjerr prejnjë përvoje të tillë. Dhe sipas meje, veçanërisht për njëtreg informacioni si yni, është jetike të mos kesh nevojëtë kesh qenë në luftë për t’u bërë i përgjegjshëm nëpaqe.Ditari ofron informacion të dorës së parë, me njëfokus të përcaktuar, ngjarjet e të cilit nisin në pashkëne vitit 1999, kur bota u përball me një eksod masiv tëshqiptarëve të Kosovës. Ka një histori vendimi qëmorët për t’u nisur në zonën e krizës në Maqedoni?Duke qenë se punoja për seksionin shqip të radiosDojçe Vele, pra për një redaksi lajmesh që informontedisa herë në ditë për rajonin, isha gjithsesi e lidhurprofesionalisht dhe emocionalisht shumë ngushtë mengjarjet. Por në epiqendër të tyre më vuri një zhvillimi një natyre tjetër. Të dielën e pashkëve nga Ministriae Brendshme e RFGJ-së më ofruan të shoqëroj sieksperte për rajonin misionin e posaçëm që do tëevakuonte të shpërngulurit eKosovës nga Maqedonia nëGjermani. Misioni gjerman –i pari i këtij lloji – synonte tëbëhej model për vendet e tjeraperëndimore. Nuk hezitova tëpranoja, me gjithë përgjegjësinëndaj vajzës dhe prindërve, pornuk mund të bëja ndryshe.Nuk ishte as turizëm lufte dheas aventurizëm, por thjesht nukmunda të refuzoja. Dramanjerëzore që unë, si gazetaree lidhur shumë ngushtë merajonin, e dija se si kulmonte çdoditë e më frikshëm në Kosovë,nuk më linte të bëja sehir.“E Premte e Madhe, 2 prill1999.” dhe më pas “Misionii parë: Pashkë në Bllacë.”Kështu e nisni ditarin. Kandonjë prapamendim, apoështë kjo rastësi për ju? Në çfarëbesuat në ato momente?Fillimi i ditarit dhe përjetimeve të paraqitura në të është idiktuar nga historiku i ngjarjeveapo nga aktualiteti i dikurshëm. Ndonëse shpesh eksoditkosovar të vitit 1999 i vihet epiteti “biblik”, jo gjithkushe di se ishte pikërisht e Premtja e Madhe e Shenjtë ePashkës 1999 dita që shënoi kulmin e emergjencës sërefugjatëve në brezin asnjanës të pikës kufitare të Bllacësdhe e Diela e Pashkëve ajo që sensibilizoi opinioninndërkombëtar për dramën humanitare të shqiptarëvetë Kosovë, që kishin kohë që endeshin brenda Kosovës,por që atë ditë mbërritën me qindra mijëra në kufi,duke u bërë më në fund të perceptueshëm për botën.Në momentin kur unë u bëra pjesë e misionit, besojase njerëzve u duhej ardhur në ndihmë me çdo kushtdhe se askush të cilit i jepej mundësia për ta bërë këtë,nuk mund të shmangej, pavarësisht pasojave që në atëmoment nuk ishin të parashikueshme.Ju raportonit për Dojçe Vele-n, RTSH-në dhemedia të tjera gjermane. Ndërsa raportimi kërkonnjë gjendje “të akullt” apo neutral për të komunikuarvetëm faktet, të vërtetën, sa e mundur është kjo,kur raportohet nga zona e krizës apo fronti i luftës,kur pamjet tragjike janë përballë. A kujtoni ndonjëepisod lidhur me këtë?Fatmirësisht, dita dhe nata ime e punës ishte eorganizuar në mënyrë të tillë, që më jepte mundësinëtë ndaja veprimtarinë time në mbështetje të tëshpërngulurve, çka ndodhte në kuadrin e misionitgjerman për evakuimin e tyre nga Maqedonia, ngapozicioni i reporteres së fokusuar te faktet. Ndonëseangazhimi im parësor në rajon kishte të bënte memisionin e evakuimit dhe angazhimin tim si ekspertedhe përkthyese në kuadrin e procedurave përkatëse,raportoja mesatarisht gjashtë herë në ditë live përmediat audiovizive gjermane dhe shqiptare. Tëgjitha emocionet dhe mbresat e tjera që nuk arrijat’i përpunoja dot gjatë ditës, mundohesha t’i hidhjanë ditarin që mbaja pasditeve dhe mbrëmjeve, si njëmënyrë për t’u “larë” borxhin të gjithë atyre që nukkishin gjetur dot vend në raportimet e mia ditore.Episodi më mbresëlënës përkitazi punës sime sireportere i takon një dite kur, ndryshe nga herët etjera kur unë, për të shmangur ndërprerjen e linjësdhe ndërhyrjen e zhurmave, informoja nga automjetete grupit, për shkaqe logjistike u detyrova të raportojadirekt nga kampi, ku prej pak ditësh ishte instaluar njëaltoparlant, nëpërmjet të cilit banorët e kampit mundtë ndiqnin programet e Dojçe Vele-s në shqip.Kështu, tek informoja për programin e mesditës, ubëra papritur e ndërgjegjshme se zëri që momentalishtvinte nga altoparlanti, ishte zëri im, dhe reagimet eatyre që dëgjonin kishin të bënin me ato që po thoshaunë. Tek shihja me sa vëmendje më dëgjonin, desh ustepa dhe efekti i atyre që po thosha nisi të më trembë.Ndikimi i medias te publiku i vet nuk ishte i panjohurpër mua – po deri në atë çast e kisha njohur thjeshtteorikisht e profesionalisht, pa e provuar praktikisht.Të paktën jo në këtë formë dhe me këtë mprehtësi.Se vetëm në atë çast pashë me sytë e mi se si nga çdofjalë që unë thosha, varej jeta e atyre që më dëgjonin.nëse unë informoja që mbrëmjen e shkuar kishte kaluarkufirin edhe një kontingjent i ri të dëbuarish, secilitprej tyre i ringjallej shpresa se në të mund ishte nëna,babai, vëllai, motra, të dashurit e vet, të humbur prejmuajsh. nëse njoftoja se kufiri ishte mbyllur, kjo përta do të thoshte ankth i tmerrshëm për gjithë ç’mundt’u ndodhte atyre që kishin mbetur të mbyllur në anëne vdekjes. po kështu, nëse flisja për bombardime, përevakuime, për masa mbështetëse apo për ndihma ngakomuniteti ndërkombëtar. Ndërsa flisja dhe ndiqjareagimin e dëgjuesve të mi, për herë të parë mendova selufta dhe krizat me sfond ekzistencial janë përvoja ngaduhet të kalojë të paktën një herë në jetë çdo gazetar,për të kuptuar se nga pena, fjala dhe reagimet e tij varetjeta e të tjerëve, aq më shumë në anët tona, ku gazetarianuk është sfidë përgjegjësie.

3ExLibris E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019tentoja të dokumentoja miratimin e “heronjve” të mipër t’u fotografuar, por në kushtet kur kufiri kalohejme një vulë në dorë dhe njerëzit e konsideronin fotonsi amanet, plotësimin e vullnetit të tyre të fundit nëtokën, që po linin, e pashë si detyrim. Një detyrim tëplotësuar vetëm përgjysmë deri ditën e botimit të këtijlibri, kur dëshmia e tyre të arrijë lexuesin.Fotot janë, në fakt, shumë më tepër se ato tëparaqitura në këtë album – ato janë afro 500. Po unëkëtu kam paraqitur ato që flasin më shumë, ndërkohëqë materiali i shkruar është ofruar në mënyrë shteruese.A është ky album-ditar një plan paraprak? Psegjithë kjo distancë kohe dhe pritjeje për të parë dritëne botimit?Ideja për publikimin e këtyre materialeve ka“moshën” e vetë dëshmive që këto materiale zbulojnë.Edhe vendimi për të pritur gjithashtu. Ngjarje si këtoshënjojnë kombin, shoqëritë, mediat, njerëzit. Nënjë drejtim a në një tjetër. Fatkeqësisht, më shpeshnë një tjetër nga ai i pritshmi. Në këndvështrimintim, shoqëria jonë dhe media, si pjesë e saj, janë tejetproblematike në mënyrën se si raportohen me ngjarjetë këtij lloji. Pasi marrëdhënia me to është e pandarënga përdorja apo më saktë nga keqpërdorja e tyre – përkarrierë, për protagonizëm apo për pushtet. Ndaj unëme qëllim vendosa të prisja. Për të ndenjur në mënyrëtë ndërgjegjshme larg këtij trendi, paçka se ideja jetonteme mua në gjithë këto vite. Dhe prita. Derisa të gjithadëshmitë e tjera, jo të drejtpërdrejta dhe mbase edhejo autentike, u konsumuan, protagonizmat e të gjithallojeve verifikuan synimet, duke e justifikuar vetvetenose jo, dhe interesat – të paktën ato afatshkurtra dheafatmesme – shteruan. Atëherë mendova se kishtekaluar “koha e rrekjes së madhe për lavdi” dhe u kishteardhur radha dëshmive autentike dhe së vërtetës, sëvërtetës së jetuar me të vërtetë.Kur para rreth shtatë vjetësh hapa në Tiranëekspozitën “Fate lufte”, e kisha vendosur me vetvetenqë këtë dokumentacion t’ia dhuroja Kosovës në pesëvjetorin e pavarësisë. Po më takonte që këtë rrugëtim tanisja nga Shqipëria. Në respekt të aktit të pashembullttë solidaritetit që populli shqiptar i këtejkufijve tregoinë mbështetje të të shpërngulurve nga Kosova. Po edhenë plotësim të kujtesës dhe njohurive të tyre me atëdimension të dramës që kishte qenë jashtë perceptimitdhe kufijve shqiptarë. Interesi me të cilin ekspozita uprit nga publiku tiranas dhe jehona që ajo pati në media,më bindi se vendimi për ta filluar nga Shqipëria kishteqenë i drejtë. Aq më shumë më dhembi indiferenca epërfaqësisë së atëhershme të Republikës së Kosovësnë Tiranë dhe pamundësia e realizmit të synimit timpër ta çuar ekspozitën në Kosovën protagoniste.në pesëvjetorin e saj të pavarësisë. Po për fat jetavazhdon. Dhe historia bën përpara. Kosova festoidhjetëvjetorin e “ditëlindjes” së saj dhe një tjetër jubile, ilidhur drejtpërdrejt me këto dëshmi, u shënua këto ditëkur unë, më në fund, arrita ta sjell librin në Prishtinë,duke plotësuar kështu jo vetëm premtimin që i kishadhënë vetes, por dhe detyrimin ndaj Kosovës që ushqeumbresat dhe faktet që libri përmban.Fotot, pa dyshim, janë mbresëlënëse, tronditëse.Si nisët t’i bënit ato fotografi? A ka foto ose pjesërrëfimi të lëna jashtë, apo gjithçka është e përfshirënë “55 ditë”?Fotografitë që shoqërojnë rrëfimin, nuk janëfotografi artistike, madje as produkt i një plani paraprak.Edhe sot nuk jam në gjendje të shpjegoj se si nisa t’ibëja ato fotografi. Në mendje më ka mbetur vetëmdëshira për të mos u “ndarë” prej portreteve që atofiksojnë. Ndaj këto foto-dëshmi janë shkrepur shpejt,me ndjesinë e momentit, dhe fillimisht nga larg, për tëmos lënduar të fotografuarit dhe për të mos prodhuarndjesinë se vuajtja e tyre po përdoret. Derisa ata – metë parë aparatin fotografik – zunë vetë të afrohen dhetë kërkojnë të fotografohen. Disa për të fiksuar, qoftëdhe virtualisht, ekzistencën prej muajsh të pasigurt, tëtjerë për të lënë gjurmë jete në një rrugëtim, ku jo njëherë ishin ndier të humbur. Ndaj fotot e mia fiksojnë tëmoshuar që i ktheheshin aparatit me ndjesinë e ndarjesnga jeta, fëmijë, prindërit apo të afërmit e të cilëve mështynin t’u fiksoja fytyrat si dëshmi ekzistence, dhecilindo tjetër që “takimin” me aparatin fotografik eshihte si vëmendje dhe mundësi për të rimarrë fytyrënë një veçim sado të shkurtër nga masa shumëvuajtëseqë e shndërronte në numër. Fiksimi i identitetevenë celuloid më shkaktoi, megjithatë, një lloj stepjejeetike, veçanërisht vitet e ushtrimit të profesionit nëGjermani do më kishin shtyrë në çdo rast tjetër tëÇ’domethënie ka fotoja e kopertinës dhe të tjerafoto në album, ku shihen vula dhe numra identifikimimbi duar refugjatësh, çka ngjall trishtim, të kujtonholokaustin, por, në fakt, ka shërbyer për të shpëtuardhe jo për të shfarosur jetë. Ju ishit e angazhuardrejtpërdrejt në këtë “numërim”? Si e shihnit këtëprocedurë?Në mungesë të dokumenteve të identifikimitdhe vizës, secili prej të shpërngulurve merr në dorënjë vulë, akronimin e Ministrisë së Brendshme gjermane, dhe një numër që e identifikon. Praktika, mereminishencë të fortë me kampet e dikurshme nazistetë përqendrimit, komentohet në shtypin gjerman si“cenuese” për dinjitetin njerëzor, dikush shkon deri atysa të propozojë madje ndalim dhe deri kërkim ndjesepër përdorimin e saj. Vetë të shpërngulurit e trajtojnëme kujdes si “vulën e shpresës”, lirojnë dorën e vulosurnga gjithë ç’kanë me vete dhe përpiqen ta mbajnëdisi më lart, për ta ruajtur se mos u fshihet. Ndërsamua, përsëritja e së njëjtës praktikë në kushte dheme motive të ndryshme më ngjan si një lloj katarsisi.Fundja, njeriu – me mënyrën se si i përdor – është ai qëu vesh objekteve domethënie, sikurse dhe këtij numriidentifikimi, përdorimi i të cilit sot ndryshon historinëshumëvjeçare të lidhjes së njeriut me numrin, dukekuruar simbolikën e përndjekjes, të cilën këtë herë nuke mbjell, por e shmang.Përmes fotove ju sillni pamje autentike të dramëssë të shpërngulurve nga Kosova. Me çfarë u përballëtmë pas? Çfarë keni ndier dhe perceptuar nga të gjithakëto trazime?Misioni ynë evakuoi 15 mijë vetë drejt Gjermanisë.Kur ktheva kurrizin për të ikur, duke lënë pas gjithëatë anonimat të madh vuajtjesh dhe sakrificash, ndjevase doja t’i mbaja mend të gjithë. të gjithë ata që,kur ngjarjet e ditës mbysnin qetësinë e natës, as mëlargoheshin dhe as u largohesha dot nga mendja dhesytë. Ato fate të nëpërkëmbura nga lufta, të mpakuranga drama humanitare, të lëna pas dore nga lajmete frontit, statistikat dhe strategjitë, e dija se do tëvazhdonin të më emociononin sa herë t’u riktheheshashënimeve të atyre kohëve, kur natën e shkurtonte hallidhe gjumin e zbonin mbresat. Pas kisha lënë një pjesëtë shpirtit tim, të ngjizur në mijëra emra dhe fate qës’më ndaheshin, duke më rithënë për herë të 15001-tëse lufta është dhimbja më e madhe që njerëzimi mundt’i shkaktojë vetvetes, por edhe mësimi më i madh qëjeta mund t’i japë njerëzimit! Dhëntë Zoti, të mospërjetojmë luftën, për të mësuar të vlerësojmë paqen!Me këto mendime dhe mbresa – herë më intensive dheherë më pak – kam jetuar deri sot, kur për herë të parëkam ndjesinë se u kam “larë atyre borxhin” që u kishapër t’u rikthyer kujtimet dhe mbresat me të cilat mëngarkuan atëherë.Në gjithë këtë histori rrëfimi Shqipëria nukështë në fokus. Përse?Drama e të shpërngulurve nga Kosova, pa dyshim,është shumë më e madhe, shumë më e gjerë dhe shumëmë e thellë nga sa më panë sytë e më dëgjuan veshëtmua në Maqedoni dhe pjesërisht në Kosovë. Një ngakapitujt më tronditës të saj – nëse jo më tronditësi –është Golgota shqiptare e qindra mijëra të dëbuarvekosovarë dhe po aq të pakamurve shqiptarë që ndanëme ta gjithë ç’kishin e ç’nuk kishin.

4ExLibris E SHTUNË, 15 QERSHOR 2019u përballa unë gjatë dy misioneveevakuuese të qeverisë gjermane,pjesë e të cilave isha si eksperte erajonit dhe gazetare. Afërsia mengjarjet ka vulën e vet të fortë nëqasjen time ndaj tyre dhe analizatqë rrjedhin prej saj. Ndaj për të mosçorientuar lexuesin, ditari ndanqartësisht kronikën e zhvillimevendërkombëtare dhe rajonale ngakronika e shpërnguljeve dhe përjetimet e personazhit kryesor tërrëfimit, të lidhur ngushtë me to.Po Shqipëria nuk është në fokusin tim, sepse unënuk kam qenë dëshmitare e drejtpërdrejtë e asaj drame,por edhe sepse drama që përditë “luhej” para syve të mi,ma mbërthente vëmendjen pas vetes deri në atë shkallë,sa më “mbyllte” çdo hapësirë perceptimi për “gjithçka”tjetër. Megjithëse, për shkak të afërsisë me luftën dhekulisat e vendimmarrjes europiane për eksodin kosovar,kam ndier dhe perceptuar si rrallëkush të gjithatrazimet, që situata, por dhe mënyra e menaxhimit tësaj nga qeveria shqiptare e kohës, prodhoi për vendin,shqiptarët e Shqipërisë dhe jo së fundi për miqtë eqindramijtë, që strehoheshin atëherë në të. Ndaj qasjaime ndaj zhvillimeve të kohës në Shqipëri është eftohtë, analitike dhe ndodh të perceptohet si “e akullt”.Ky rrëfim ka shmangur totalisht politikën. Pse?Ky rrëfim qëndron me vetëdije të plotë larg politikës,pavarësisht se herë pas here analizon ngjarje dherrethana të lidhura pashmangshmërisht me të. Analizatmbajnë vulën autentike të perceptimit të atëhershëmtë të gjitha ngjarjeve dhe personazheve në fokus, dukembetur besnike të synimit për të “fotografuar” gjithçka:jo vetëm ngjarjet, personazhet dhe rrethanat në të cilatata veprojnë, por edhe qasjet e gjithkahshme të kohësndaj tyre dhe anasjelltas. Ballafaqimi i së shkuarës metë sotmen politike të Kosovës i lihet qëllimisht gjykimittë lexuesit, duke përmbushur kështu një prej synimeveqë një botim i tillë me karakter dokumentues mëton tëpërmbushë.Brenda kësaj qasjeje, rrëfimi nuk pretendon astë japë një tablo shteruese të situatës, ndonëse ofroninformacion të dorës së parë dhe përpiqet të mosmbetet rob i kohës dhe hapësirës që percepton, megjithëse fokusi i tij është qartësisht i përcaktuar. Ngjarjete tij nisin në pashkën e vitit 1999, kur bota u përballpër herë të parë me eksodin masiv të shqiptarëve tëKosovës, dhe përfundojnë një javë pas dislokimit tëtrupës ndërkombëtare të paqes në Kosovë, kur tëshpërngulurit, po aq masivisht sa ikën, zunë të riktheheshin në atdheun që ende digjej.Sulmet ajrore të NATO-s, veprimet luftarake tëushtrisë jugosllave dhe nismat ndërkombëtare përpaqen, përbëjnë kulisën gjigante të shpërnguljes masivedrejt Maqedonisë, ngjarjes kryesore të këtij rrëfimi,dokumentuar në pamje po aq autentike sa ato, me të cilatJu rrëfeni jo për gjithë atëprani refugjatësh, duke tentuartë depërtoni në masë për t’iushmangur humbjes së identitetitdhe identifikimit të njeriut menumrin. Megjithatë, heronjtëtuaj, siç shpreheni dhe vetë, janëtë paemër. Si pajtohen këto qasjeme njëra-tjetrën?Rrëfimi mëton t’i shmangetedhe gjithëpranisë së masësshumëvuajtëse, fati i së cilës zapton pahiri vëmendjen time. Poai “kundërshton” me vetëdijenjësimin e njeriut me numrin.Fokusi i tij është tragjedia e individit, si i përndjekuri dhe vuajtësimë i madh i luftës. Sigurisht,me përjashtim të rasteve kur tëvërtetat e masës janë më të forta se fati i secilit prejpjesëtarëve të saj. Heronjtë e mi janë, megjithatë, tëpaemër, portretet dhe situatat me të cilat ata përballen,vijnë në mënyrë përfaqësuese për të gjithë të ngjashmite tyre që nuk arritën të shpëtonin, që u strehuan